Afati i paraqitjes së provimeve të janarit 2014/15

9 Janar 2015

Të nderuar studentë,
nga sot (27.12.2014) ka filluar paraqitja e provimeve për afatin e janarit 2014/15, dhe zgjat deri në fund të muajit janar 2015.
Si zakonisht, paraqitja bëhet përmes sistemit e-service.
Njoftojmë në veçanti studentët e rinj, të cilët paraqiten për herë të parë në provime, që për çdo paqartësi mund të drejtohen në Shërbimet e Studentëve në objektet përkatëse ku vijojnë ligjëratat.
Suksese!

Share: