Aktivitet humanitar nga studentët e Kolegjit AAB, “T’i gëzojmë fëmijët”

26 Dhjetor 2018

Krahas shumë aktiviteteve humanitare të fundvitit të organizuara nga studentët e Kolegjit AAB, edhe Fakulteti i Shkencave Sociale, organizoi vizitë tek organizata “Balkan Sunflowers”, në Fushë Kosovë, ku me këtë rast dhuruan edhe dhurata simbolike për fëmijët e kësaj qendreje.

Studentët u shprehën shumë të lumtur që patën mundësi t’ i gëzojnë këta fëmijë në këto ditë feste, duke thënë se iniciativat si kjo dëshmojnë se të gjithë fëmijët janë të barabartë, ndërsa u shprehën të gatshëm që do të ndërmarrin aktivitete të tilla edhe në të ardhmen.

Me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale ishte edhe prof. Alberita Bytyqi, e cila falënderoi Kolegjin AAB që gjithmonë përkrah inciativa të tilla qoftë duke duke dhuruar diçka apo edhe duke shërbyer për ta.

Share: