Albanian ICT Awards 2015 – prezantimi në AAB

14 Mars 2015

Të nderuar studentë,

 

të enjten më 19 mars 2015, nga ora 14:00 (objekti I, amf.101)  dhe nga ora 17:00 (objekti I, amf. 403), në Kolegjin AAB, përfaqësuesit e Albanian ICT Awards do të mbajnë prezantimin për motivimin e studentëve të shkencave kompjuterike për të marrë pjesë në këtë garë, me projektet e tyre nga fusha e informatikës.

Albanian ICT Awards është ngjarje mbarëkombëtare që vlerëson individët dhe të arriturat individuale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, konkurs ku objektivi kryesor i tij është identifikimi dhe shpërblimi i profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm, inovatorëve, profesionistëve dhe yjeve në ngritje të cilët me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. 

Këtë vit gara është e hapur në shtatë kategori të cilat janë: 

ICT Inovacioni i vitit,

ICT Akademiku i vitit

ICT Mobiliteti i vitit,

ICT Diploma e vitit,

ICT Ylli në ngritje i vitit,

Ndërsa risi e këtij edicioni janë edhe dy kategori të cilat nuk kanë qenë më parë,  ICT Femra Inovatore e vitit i cili ka për qëllim të inkurajojë numrin e femrave të kualifikuara në hapësirën digjitale si dhe të ndihmojë në mbylljen e hendekut gjinor të deritanishëm dhe ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit, çmim ky i cili ka për qellim të vë në pah për komunitetin e ICT-se dhe opinionin e gjerë risitë më të mira të aplikuara nga institucionet publike si dhe mirënjohje për inovatorët e administratës publike.

Një videopërmbledhje e eventit të parë mund ta shihni në http://www.youtube.com/watch?v=kcHfFsmB5Ig, ndërsa një video përmbledhëse të Albanian ICT Awards II dhe e cila është duke u promovuar këtë edicion mund të shihet në këtë link https://www.youtube.com/watch?v=a7vxiXtMPzo.

Spoti në promovim nga TopChannel > https://www.youtube.com/watch?v=F9rIhZY_MJA

Albanian ICT Awards III në Top Channel (Kronika e lajmeve) https://www.youtube.com/watch?v=Vj7nBwalr08

Mbrëmja Gala ku do të shpërndahen çmimet është planifikuar të mbahet në Tiranë, datë 24 Prill 2015 me të ftuar specialë dhe me shumë surpriza të tjera, ku do të kenë rast të flasin shumë personalitete dhe ekspertë të shquar, anëtarë të Jurisë, përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve.

 

Share: