Aleanca Franceze në Prishtinë bashkë me Kolegjin AAB organizojnë javë me aktivitete kulturore

2 Shtator 2022

Një nga partnerët kryesorë të Kolegjit AAB, Aleanca Franceze në Prishtinë, kanë mbajtur një takim ku u diskutuan çështje të rëndësishme kulturore. Temat gjatë takimit ishin: rrjeti i bibliotekave, ekspozita digjitale ‘’Escape’’, dhe eventi kryesor mbi festivalin e filmit francez që mbahet në muajin nëntor, ku Kolegji AAB si partner kyç pritet të jetë nikoqir i aktiviteteve.

Aleanca Franceze në Prishtinë, ka rreth 35 mijë libra/burime të zhanreve të ndryshme, derisa planifikon të hapë biblioteka me një numër të caktuar librash, që mund të shfrytëzohen nga të gjithë të interesuarit. Tutje gjatë takimit u diskutua edhe për mbajtjen e trajnimeve dhe funksionimin e platformës online nga Aleanca Franceze, trajnime këto që do të mbahen në Kolegjin AAB.
Ndërsa ekspozita digjitale e titulluar ‘’Escape’’ pritet të hapet në Kolegjin AAB nga data 1-6 nëntor, ku përmes një katalogu secili partner do ketë mundësinë të zgjedh 8 punime që do prezentohen.
Në Kolegjin AAB gjithashtu do jetë i hapur edhe këndi francez, nga e hëna në të premte me qëllim që të ketë aktivitete të llojllojshme.

Share: