Ambasadori gjerman Heldt, atyre që duan të ikin nga Kosova: “Gjermania nuk është gjithmonë mjaltë”

27 Mars 2018

Në kuadër të ligjëratave speciale me diplomatë të huaj për studentët e Shkencave Politike dhe Diplomacisë të Kolegjit AAB, sot një ligjëratë të tillë e zhvilloi ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Sh.T. Christian Heldt, i cili foli për politikën e jashtme gjermane, për historikun dhe sfidat me të cilat u përballën shteti Gjerman në të kaluarën, por edhe për zhvillimet aktuale dhe sfidat e qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se Kosova është duke shkuar në rrugën e duhur drejt integrimeve evropiane, duke thënë se nuk do të mungojë mbështetja e miqve ndërkombëtarë, mirëpo vazhdoi ai, punën më të madhe duhet ta bëjnë institucionet e Kosovës:

“Po shpresojmë që Gjermania të ketë një rol konstruktiv në çështjen e Kosovës.

Evropa është diçka që ne besojmë se do të jetë gjithmonë e pranishme këtu. Ajo se çfarë bëjnë politikanët kosovarë është gjëja më e rëndësishme.

Kosova është në hartën e Evropës dhe është në Bashkimin Evropian në të ardhmen.

Jemi këtu që të ju ndihmojmë, por Kosova ka gjëra që duhet të bëjë vetëm”, tha ambasadori gjerman.

Duke folur për situatën e re politike të krijuar pas miratimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, diplomati gjerman shprehu optimizmin e tij për të ardhmen e Kosovës duke theksuar se Kosova  ka një gjeneratë të re që është shumë e kualifikuar: “

… e kam fjalën për ata që janë këtu dhe jo për ata që dëshirojnë të ikin nga Kosova.

Ju them se në Gjermani nuk ka gjithmonë mjaltë”, ka porositur studentët ambasadori Heldt.

Ai porositi që kosovarët duhet të punojnë me ato mundësi që kanë dhe të mos shikojnë në mundësitë e shteteve të tjera, pasi që në këtë mënyrë, ata nuk do të mund të bëjnë ndryshime në shtetin e vet.

Share: