Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, Sh.S. Carin Lobbezoo mbajti ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

15 Janar 2022

Një numër i madh i studentëve ishin të interesuar që të ndjeknin për së afërmi ligjëratën e organizuar nga Fakulteti i Administratës Publike të Kolegjit AAB me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, Sh.S. Carin Lobbezoo.

Në këtë ligjëratë u fol për pozicionin e Holandës në Evropë, për historikun e këtij shteti, racën dhe shume karakteristika të tjera që e veçojnë këtë shtet.

Në fund të kësaj ligjërate u zhvillua edhe një debat, ku studentët e Kolegjit AAB parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj diplomatja holandeze Carin Lobbezoo.

Share: