American Advising Center bëhet partner me AAB-në për praktika studentore, këshillim e teste të standardizuara për gjuhë angeze

18 Tetor 2018

Studentëve të Kolegjit AAB sot iu shtua edhe një partner tjetër i bashkëpunimit. Bëhet fjalë për nënshkrimin e memorandumit me qendrën amerikane të këshillimit në Kosovë “American Advising Center”.

Studentët e Kolegjit AAB tash e tutje do të kenë mundësi që pranë kësaj qendre të përfundojnë: praktikat profesionale studentore, prezantimin dhe mbajtjen e sesioneve informuese për mundësitë e studimit, marrjen e bursave për studime në ShBA si dhe përgatitjen e testeve të standardizuara të Gjuhës Angleze si TOEFL, SAT, GRE & GMAT.

Të dy institucionet, nëpërmjet kësaj marrëveshje të nënshkruar nga përfaqësuesja e Kolegjit AAB, Furtuna Mehmeti dhe përfaqësuesja e American Advising Center, Rrezarta Shabani, pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.

 

Share: