Arlinda Osmani, një tjetër storje suksesi e avancimit profesional nga AAB

9 Dhjetor 2020

Studimet e përfunduara në Kolegjin AAB, për Arlinda Osmanin janë periudha fillestare e përmbushjes dhe synimeve të saj akademike.

Ajo kreu studimet në Fakultetin e Psikologjisë në AAB, derisa tani është pranuar në “Modul Vienna University” në Austri. Atje, Arlinda si përfituese e bursës do të zgjerojë tutje njohuritë në fushën e Menaxhimit Ndërkombëtar të Turizmit.

“Njohuritë e marra nga Kolegji AAB më kanë ndihmuar shumë sepse drejtimi të cilin e kam zgjedhur, lidhet ngushtë me përvojën time gjatë studimeve për Psikologji Organizative dhe Sociale. Fakti se institucioni austriak më njohu diplomat e studimeve në Kolegjin AAB, më ka favorizuar si dhe më ka ndihmuar në realizimin e përmbushjes dhe synimeve të mia akademike. Mesazhi im për të gjithë të rinjtë është që të mos i braktisin asnjëherë ëndrrat e tyre akademike si dhe të përzgjedhin Kolegjin AAB, sepse do sjellë vetëm avantazhe në të ardhmen”.

Kualifikimi i studentëve të Kolegjit AAB në arenën ndërkombëtare dhe suksesi i tyre, dëshmojnë përsëri se cilësia dhe profesionalizmi i përkasin vetëm një vendi, Kolegjit AAB.

Share: