Arrihet marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin parashkollor “Zogjtë”

23 Shtator 2020

Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institucionin Parashkollor “Zogjtë 1” dhe “Zogjtë 2” në komunën e Fushë Kosovës.

Ky institucion parashkollor i shtohet listës së institucioneve të shumta, në të cilin studentët e programit Përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve, do të mund të kryejnë punën praktike. Përveç kësaj përmes kësaj marrëveshjeje hapet rrugë për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si organizimin e tryezave të përbashkët në fushën e edukimit parashkollor, ligjërata shtesë për studentët, etj..

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në hapësirat e Kolegjit AAB nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof.dr. Hysen Kasumi dhe nga dy drejtoreshat e institucioneve parashkollore znj.Sofije Dragidella dhe znj. Habibe Imeri.

Share: