Auditori Alban Lufi i ftuar në “Guest Speaker” prezanton “Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar”

28 Dhjetor 2022

Auditori i certifikuar njëherazi anëtari i ACCA (Association of Chartered Certified Accountants), Alban Lufi, në muajin e “Guest Speaker” të Kolegjit AAB, solli një prezantim me temën “Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar-Vështrim i Përgjithshëm”.

Lufi, që aktualisht është udhëheqës i konsulencës në kompaninë e auditimit “BDO Kosova”, anëtare e “BDO International” me seli në Mbretërinë e Bashkuar, para studentëve të Kolegjit AAB prezantoi aspektin praktik të kërkesave kryesore të “Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNK/SNRF)”. Ky prezantim u mbajt në kuadër të lëndës “Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar – IFRS”, me rekomandim të profesorit të Fakultetit Ekonomik, Ylber Prekazi.

Studentët e Fakultetit Ekonomik të nivelit master parashtruan pyetje për kërkesat specifike dhe trajtimet që kërkon standardi i caktuar gjatë punës në kontabilitet dhe raportim financiar.

Share: