Biblioteka e Kolegjit AAB pasurohet me 194 tituj të rinj

24 Mars 2017

Biblioteka e Kolegjit AAB, u pasurua edhe me 194 tituj të rinj shkencor, donacion nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK).

Drejtori i kësaj biblioteke, Urim Sallauka, me rastin e pranimit të këtyre titujve, falënderoi ASHAK, dhe tha se me këto libra do të mund të përfitojnë studentët, stafi i Kolegjit AAB dhe gjithë hulumtuesit shkencor.

Biblioteka Qendrore AAB ka edhe dy njësi të tjera, njëra në Kampusin AAB Ferizaj dhe tjetra në Kampusin AAB Gjakovë, dhe u mundëson qasje të lirë të gjithë studentëve të interesuar për shfrytëzimin e literaturës.

Share: