Biblioteka e re Universitare e Kolegjit AAB mirëpret të gjithë studentët dhe dashamirësit e librit

Kolegji AAB krahas hapësirave të tjera të nevojshme, si institucion akademik, studentëve i’u ofron kushte moderne edhe për mësim të pavarur në ambientet e reja të Bibliotekës Universitare. Ndërsa, stafi i Bibliotekës në Kolegjin AAB është i përkushtuar dhe i përgatitur profesionalisht që t’u ofrojë studentëve të gjitha mundësitë që ata të marrin informacionet dhe literaturën e nevojshme.

Drejtori i Bibliotekës, Urim Sallauka mes tjerash potencoi se Biblioteka e re Universitare e Kolegjit AAB ofron kushte ultramoderne për të gjithë studentët, duke përfshirë hapësirat që ka, literaturën akademike për të gjitha fushat e studimeve dhe më theks të veçantë burimet elektronike – revistat shkencore dhe librat online.

Kolegji AAB së fundmi ka bërë investim të ri sa i përket hapësirave të reja për lexim, duke krijuar kështu Bibliotekën e re Universitare më moderne në vend, të pajisur me mijëra tituj të ri dhe me të gjitha kushtet e nevojshme për lexim e studim.  

Gjatë gjithë vitit akademik, Biblioteka e Kolegjit AAB ka qenë tejet e frekuentuar nga studentët e të gjitha departamenteve, mirëpo ky fluks i studentëve po vazhdon të jetë ende aktual.

Biblioteka e re e Kolegjit AAB mirëpret të gjithë lexuesit dhe dashamirësit e librit edhe me një filxhan kafe apo qaj.

 

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO