Botohet libri i “Konferencës së Parë Shkencore ALUMNI” e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

17 Dhjetor 2021

Konferenca e parë shkencore e ALUMNI e mbajtur në qershor të vitit 2021 në Kolegjin AAB bëri bashkë 35 ALUMNI të cilët prezantuan hulumtimet e tyre në fushat e gjuhësisë, letërsisë dhë didaktikës.

Konferenca kishte si qëllim të promovonte lidhjet e ish studentëve me profesorët dhe studentët aktualë. Konferenca u përmbyll me botimin e librit të konferencës, i cili përfshin 15 artikuj, shumica e të cilëve janë në bashkëautorësi mes ish studentëve pjesëmarrës dhe profesorëve të departamentit të Gjuhës Angleze.

Ky aktivitet shkencor do të jetë një ngjarje e përvitshme me qëllim që t’u japë mundësi të diplomuarve të tjerë të prezantojnë gjetjet e tyre në fushat e lartpërmendura.

Share: