Bursa për studentët më të mirë të Arteve dhe Arkitekturës

25 Tetor 2017

Fakulteti i Arteve dhe ai i Arkitekturës në Kolegjin AAB, tradicionalisht në fillim të viti të ri akademik ndan bursa për studentët të cilët e përfundojnë vitin e parë me sukses të dalluar.

Prandaj, gjatë këtyre ditëve në një ceremoni solemne, në mjediset e këtyre dy fakulteteve, studentët të cilët e kanë mbaruar me sukses të lartë vitin e parë të studimeve u pajisën me bursa.

Këta bursistë, nga dekani Shyqri  Nimani, prodekani Fitim Aliu dhe stafi akademik i këtyre dy fakulteteve, u cilësuan si gjeneratë, puna dhe mundi i të cilëve duhet të shpërblehet.

Dekani Nimani tha:“Ndihem krenar që në cilësinë e dekanit të ndaj bursa për këta studentë që sot mua po më bëjnë krenar me punën e tyre dhe fondi për ndarjen e bursave për studentët tanë do të vazhdojë edhe për gjeneratat në vazhdim”. 

Share: