Bursë për studentët nga Kosova /Scholarship for students from Kosovo- Rondine Cittadella della Pace

9 Mars 2021

Rondine Cittadella della Pace, është një OJQ me bazë në Itali që ka punuar që nga viti 1997 në promovimin e dialogut dhe transformimin e konfliktit. Organizata merret me trajnime të nivelit të lartë për të rinjtë nga zonat e konfliktit ose post-konfliktit (Lindja e Mesme, Ballkani, Kaukazi, Afrika, Amerika e Jugut) dhe ofron një program origjinal të bazuar në Shtëpinë Botërore të Rondine (Toskanë).

Thirrja për aplikim për t’u bashkuar me programin Rondine 2021/2023 është tani e hapur. Profesionistë të rinj të zgjedhur do të marrin një bursë të plotë financiare.

Aplikantët duhet të jenë të moshës 21-28 vjeç, të diplomuar në Bachelor, ose ata që këtë vit do të diplomojnë, që janë aktiv në shoqërinë civile, dhe mbi të gjitha, të gatshëm të kalojnë dy vjet të jetës së tij / saj duke punuar në tema të ndryshme në lidhje me ndërtimin e paqes dhe transformimin e konfliktit. Programi përfshin pjesëmarrje në trajnime dhe seminare, shoqëruar me një program akademik (një diplomë master ose ndonjë formë tjetër e lartë e specializimit).

Afati i fundit për aplikim është 21 Mars 2021. Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në: [email protected].

Për informacione të mëtejshme në lidhje me programin ku edhe mund ta shkarkoni atë, klikoni në: https://callforparticipants.rondine.org/.

 Për sqarime ose informacione më specifike, kontaktoni në:  [email protected].

Personi kontaktues:

Valentina Brocchi / International Relations Office
[email protected]

Associazione Rondine Cittadella della Pace Onlus
Office: (+39) 0575 299666 / Fax: (+39) 0575 1645701
Loc. Rondine, 1 – 52110 Arezzo (AR) – Italia
www.rondine.org

Share: