Çlirim Lajçi, një tjetër storje suksesi e avancimit profesional në AAB

7 Shkurt 2022

Si student i vitit të tretë në Fakultetin e Arteve të Kolegjit AAB, Çlirim Lajçi është një nga shumë studentët tanë që ka arritur të punësohet ende pa diplomuar. E veçanta e Çlirimit është se ai tashmë profesionin si dizajner grafik po e ushtron brenda institucionit ku vijon studimet.

“Për të gjithë që janë në dyshime se ku të fillojnë studimet, padyshim se Kolegji AAB është rekomandimi im, si institucion serioz në çdo drejtim. Angazhimet e studentëve në aktivitete të ndryshme, punë praktike e stafi profesional i mësimdhënësve janë faktorë kyç që të bëjnë të zgjedhesh AAB-në. Suksese si këto kanë bërë që Kolegji AAB të cilësohet vendi ideal i studimeve cilësore dhe ngritjes profesionale për shumë studentë”, u shpreh ai.

Ai falënderon Kolegjin AAB që i dha mundësi të jetë pjesë e stafit profesional, sepse sipas tij të kontribuosh për institucionin më të madh të arsimit të lartë në vend është privilegj i madh.

Share: