Dekani Fitim Aliu emërohet anëtar jurie në ekspozitën ndërkombëtare të artit digjital

14 Prill 2026

Dekani i Fakultetit të Arteve dhe Arkitekturës në Kolegjin AAB, Fitim Aliu është përzgjedhur anëtar i jurisë në ekspozitën ndërkombëtare “Digital Nomad International Mail Art Exhibition”, një platformë që mbledh artistë nga e gjithë bota.

Kjo ekspozitë konsiderohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në fushën e artit pamor, ku qindra artistë prezantojnë veprat e tyre, ndërsa vlerësimi bëhet nga një juri ndërkombëtare profesionale. Përfshirja e dekanit në këtë juri vlerësohet si njohje e rëndësishme për kontributin e tij në art dhe edukim, duke vendosur Kosovën në një kontekst më të gjerë të artit bashkëkohor.

Organizatorët e vlerësuan atë si piktor, akademik dhe drejtues institucional me një angazhim të vazhdueshëm në zhvillimin e artit pamor dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Share: