Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në AAB pret delegacionin nga Universiteti i Schmalkalden me fokus në teknologji dhe inovacion

30 Prill 2026

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat e teknologjisë dhe inovacionit, Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AABDr. Arben Ahmeti, zhvilloi një takim me delegacionin nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Schmalkalden, Gjermani.

Delegacioni përbëhej nga Dr. Paul Voerkel, M.Eng. Venkata Prashanth Uppapalati, Prof. Dr. Kurt Englmeier dhe Prof. Dr. Frank Schödel.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për bashkëpunim konkret në fusha si shkencat kompjuterike, inxhinieria softuerike, inteligjenca artificiale dhe robotika, me fokus në zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe shkëmbimin e përvojave akademike.

Palët trajtuan gjithashtu mundësitë për shkëmbime të stafit dhe studentëve, organizimin e ligjëratave të përbashkëta dhe përfshirjen në iniciativa ndërkombëtare që lidhen me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe inovacion.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të bashkëpunimit akademik në fusha prioritare dhe kontribuon në rritjen e cilësisë dhe ndërkombëtarizimit të programeve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB.

Share: