Dekani i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara për Administratë Publike të Universitetit Kehl viziton Kolegjin AAB

5 Qershor 2023
The Dean of the Faculty of Applied Sciences for Public Administration of Kehl University visits AAB College

Një vizitë që parasheh bashkëpunimin në të ardhmen e afërt është zhvilluar nga dekani i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara për Administratë Publike të Universitetit Kehl Prof. Dr. Gert Fieguth, bashkë me një grup studentësh të nivelit master nga ky fakultet. Përveç takimeve që Fieguth zhvilloi me menaxhmentin e lartë të Kolegjit AAB, u organizua edhe një tryezë diskutimi me studentët e Fakultetit të Administratës Publike ku u shkëmbyen përvoja institucionale të arsimit të lartë, duke iu lënë hapësirë mundësive të bashkëpunimit për projekte dhe hulumtime shkencore në të ardhmen.

Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdoj përmes aktiviteteve si ligjërata, trajnime, tryeza e konferenca të përbashkëta.

Share: