Dekani Saliu, folës kryesor në konferencën shkencore ndërkombëtare të universiteteve europiane

27 Tetor 2023
Dean Saliu, keynote speaker at the international scientific conference of European universities

Dekani i Fakultetit të Komunikimit Masiv, Hasan Saliu, mbajti një ligjëratë si folës kryesor në sesionin plenar të konferencës shkencore ndërkombëtare të organizuar nga disa universitete europiane.

Saliu ishte njëri nga katër folësit kryesor në këtë konferencë, krahas studiuesit më eminent të komunikimeve në botë, profesorit nga Universiteti i Amsterdamit, Mark Deuze, një studiuesi nga Gjermania dhe një nga India. Ai në sesionin plenar të kësaj konference foli për transformimet mediatike dhe dallimet e lajmeve në televizionet dhe gazetarinë digjitale në Kosovë.

Konferenca me titull “Media and communication: transformations and development in the digital age”, u organizua nga Universiteti i Sofjes, Universiteti i Vilniusit të Lituanisë, Universiteti i Bukureshtit, Universiteti Politeknik i Lisbonës, Kentucky i ShBA-ve etj.

Në këtë konferencë dyditore kanë marrë pjesë studiues nga vendet europiane dhe më gjerë dhe janë prezantuar 85 studime nga fusha e mediave dhe komunikimeve. Hollësi nga tematikat e trajtuara dhe folësit në këtë konferencë gjinden në linkun: https://commed21.com/index.php/programme/

Share: