Diploma e Kolegjit AAB dëshmohet edhe një herë ndërkombëtarisht

Të diplomosh në AAB do të thotë që diploma jote të jetë e njohur në Evropë e më larg.
Se Kolegji AAB ka tejkaluar institucionet vendore e rajonale, dhe se ndërkombëtarizimi i tij po ecën me hapa gjigantë drejt Evropës e ShBA, për çdo ditë e më shumë e dëshmojnë lajmet që vinë nga studentët tanë.

Qemajl Osmani ka përfunduar studimet bachelor në programin e Ekonomisë dhe master në programin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB. Qemajli, duke shprehur falënderimet e tij për Kolegjin AAB, na ka njoftuar se diploma e tij tashmë i është njohur nga shteti gjerman. Diploma e tij u akreditua nga Instituti ZAB në Gjermani (Zyra Qëndrore për Arsimin e Huaj).

Ai ndihet i privilegjuar që dikur ka qenë student i Kolegjit AAB dhe ka arritur që të realizojë synimet e tij jashtë vendit. 
Lajmet për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomave tona ne do t’i sjellim edhe për studentët tanë në Zvicër, Gjermani, shtetet skandinave, ShBA e vende të tjera.

Kolegji AAB përgëzon studentin Qemajl Osmani duke i uruar shëndet dhe suksese në punë.

INSTITUTI AAB
APLIKO