Me rastin e Ditës Botërore të Kreativitetit dhe Inovacionit, Kolegji AAB ka vënë në theks rëndësinë e zhvillimit të ideve të reja si pjesë thelbësore e arsimit bashkëkohor.
Në AAB, kreativiteti nuk trajtohet vetëm si koncept teorik, e as si cështje e shënimit të një dite, por si aftësi për të krijuar zgjidhje konkrete të vazhdueshme për sfida reale. Kjo qasje reflektohet në mënyrën se si studentët inkurajohen të mendojnë në mënyrë kritike dhe të zbatojnë po ato njohuri të fituara në situata praktike të jetës bashkëkohore.
Një shembull i tillë është puna e studentëve, të cilët, në kuadër të projekteve të vazhdueshme akademike, zhvillojnë platforma digjitale që ndihmojnë komunitetet dhe targetojnë specifika në menaxhimin më efikas të problemve, duke adresuar nevojat reale jo vetëm të studentëve, stafit dhe shoqërisë. Përmes projekteve individuale, grupore si dhe në bashkëpunim me profesorët, ata jo vetëm që përdorin njohuritë teknike, por edhe zhvillojnë kreativitetin në zgjidhjen e problemeve. Këto projekte përfshijnë sisteme për parashikimin e konsumit të energjisë, zbulimin e defekteve dhe rrjedhjeve, optimizimin e çmimeve, si dhe platforma inteligjente për menaxhimin e takimeve dhe trajtimeve në shëndetësi, menaxhimit të personelit dhe stokut përmes IA, si dhe zhvillimi i një sistemi IoT me kapelë dhe sensorë për navigimin e personave me shikim të kufizuar.
Ky lloj angazhimi e vendos studentin në qendër gjë që përkon edhe me misionin e AAB-së, duke e kthyer kreativitetin e inovacionin në një mjet praktik për zhvillim profesional.
Në funksion të zhvillimit të vazhdueshëm të inovacionit dhe cilësisë në arsim, Kolegji AAB ka investuar në avancimin e programeve akademike më inovativet në vend duke përfshirë trendet e inteligjencës artificiale, estetikën e kozmetologjinë, biznes digjital e multimedia. Gjithashtu, janë krijuar hapësira që nxisin mendimin kritik dhe kreativitetin e studentëve, përfshirë edhe funksionalizimi i Qendrës së Ekselencës si një platformë për zhvillim profesional dhe kërkimor.
Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm ka edhe QAPI, e cila kontribuon në ngritjen e vazhdueshme të standardeve akademike dhe në përmirësimin e proceseve të mësimdhënies dhe të nxënit, si kryeqendër për trajnime akademike, shkencore e innovative për mijëra të trajnuar.
Poashtu, përmes Zyrës së Projekteve si një entitet stoik në sukses, Kolegji AAB ka avancuar laboratorët dhe infrastrukturën mësimore, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e aftësive praktike dhe aplikimin e njohurive në kontekste reale, me shumë projekte të fituara, duke hapur kështu laboratore e duke zgjeruar partneritetet e AAB-së.
Në të njëjtën kohë, kreativiteti në Kolegjin AAB gjen shprehje të veçantë edhe në hapësirat artistike, si dy teatrot e institucionit, të cilat shërbejnë si ambiente aktive për zhvillimin e shprehjes kreative, performancës dhe mendimit artistik të studentëve. Këto hapësira nuk janë vetëm skena, por edhe laboratorë kreativë ku idetë marrin formë dhe ku teoria ndërthuret me praktikën në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Për më tepër, AAB është shndërruar në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve ndërkulturore, duke mirëpritur çdo vit qindra profesorë dhe studentë ndërkombëtarë në kuadër të Javës Ndërkombëtare, shkollave verore dhe festivalit të teatrove. Këto iniciativa krijojnë një mjedis dinamik ku shkëmbimi i kulturave, ideve dhe përvojave kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e kreativitetit dhe inovacionit tek studentët.
Përmes këtyre angazhimeve, AAB vazhdon të forcojë rolin e tij si institucion që kontribuon në zhvillimin e një arsimi bashkëkohor, duke e vendosur kreativitetin dhe inovacionin në funksion të përgatitjes së gjeneratave të reja për sfidat e një shoqërie në ndryshim.
Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit rikujton se idetë e reja kanë vlerë atëherë kur ato gjejnë zbatim, ndërsa Kolegji AAB mbetet i përkushtuar në krijimin e hapësirave ku këto ide marrin formë e frymë.