E tashmja dhe e ardhmja e Magnitudës

22 Mars 2017

Intervistë me Gardalin Shtavica

Grupi Magnituda njihet më së miri për këngët e tyre “Kujtimi” dhe “Jack, Rock dhe Tripa”, po ashtu me “Jack, Rock dhe Tripa” ishte të nominuar për “Best Rock Klipi” në Starcard Video Fest 2013.

Kur është krijuar grupi Magnituda?
Si paraardhës i grupit Magnituda ka qenë Grupi X i cili është themeluar në vitin 2007. Grupi x është themeluar spontanisht për një mbrëmje muzikore. Por pastaj e kemi vënë re që ka frymë bashkëpunimi dhe kemi vazhduar të punojmë se bashku. Në vitin 2010 kemi arritur të bëhemi formacion standard, pra ky grup që jemi sot dhe rrjedhimisht kemi vendosur ta ndërrojmë emrin, nga grupi X në grupin Magnituda. Kjo pasi Grupi X ka ekzistuar në Shqipëri.

Na flisni më shumë rreth anëtarëve të grupit?
Grupi Mangituda përbëhet prej pesë anëtarëve, një formacion i zakonshëm për një rok grup, ku bëjmë pjesë:
Leonita Mullabazi – anëtarja më e re e grupit, vokaliste,
Lorent Shtavica – Basist,
Besim Durguti – Pianist,
Veton Kadiri – Daullist,
si dhe unë Gardalin Shtavica – Kitarist.

Sa keni arritur të përshtateni me këngëtaren e re, Leonitën?!
Po Leonita në grup ka sjell një stil krejt të ri, ndryshe prej stilit të cilin e kemi kultivuar me ish vokalistin Hysenin.
Me Hysenin e kemi kultivuar më shumë stilin klasik të rokut dhe hard rokun, ishte diçka e natyrshme për grupin, ka qenë stil i të gjithë anëtarëve të grupit, ndërsa Leonita i ka sjellë ngjyrime të reja grupit, stile më modern, ndoshta kemi pasur pak sfida po jemi komponuar shumë mirë si grup edhe po mendoj që ndryshimi ka sjellë freski në grup.

Sa keni arritur t’i realizoni qëllimet e juaja?
Qëllimet i kemi arritur me shumë punë, normal dihet që rok muzika është e shtrenjtë, po ajo çka na ka ndihmuar është se gjithë anëtarët e grupit kemi edhe profesione të tjera, e shumicën e punëve i kemi kryer vetë, secili prej anëtarëve ka kontribuar në një aspekt apo tjetër në realizimin e projekteve. Unë p.sh. jam marrë më shumë me komponime, shkrime të teksteve, normalisht në konsultim me anëtarët e tjerë, Lorenti nga ana tjetër ka punuar në montazhin e klipit të fundit me ndihmën e Besimit dhe Vetonit. Skenarët e videoklipeve i kemi bërë vetë. Së fundmi edhe incizimin e këngëve jemi duke e bërë vetë, pasi kemi edhe një studio të vogël e cila na i plotëson nevojat tona.

Cili ishte projekti me të cilin keni debutuar në skenë si grup i cili kultivon Rok-muzikën?
Me Grupin X ka qenë “Hesht”, por kjo këngë ka mbetur pa videoklip dhe është transmetuar vetëm në radio lokale, Radio Start. Ndërsa me grupin MAGNITUDA ka qenë kënga “Kujtimi” e realizuar me videoklip, e cila ka qenë këngë mjaft e pëlqyer e transmetuar edhe nëpër televizione.

Çka premton grupi Magnituda në këtë 2014?
Grupi Magniduta është në realizim e sipër të një projekti të ri me këngëtaren e re, do të jetë projekt debutues me formacion të ri, ky është pikësynimi ynë për këtë vit. Shpresojmë që përsëri të marrim pjesë në Videofest, pse jo këtë herë edhe të rrëmbejmë ndonjë çmim. Pas realizimit të këtij projekti, besoj do të ketë edhe ndonjë projekt tjetër, por kaq po premtojmë për momentin.

Intervistoi: Samahate Sada

Share: