Doli nga shtypi Libri i Konferencës për mediat dhe komunikimet

Doli nga shtypi libri me punimet e Konferencës së dytë shkencore ndërkombëtare në studimet e medias dhe komunikimit “Sfidat e transmetuesve lokalë dhe rajonalë përballë qasjes online të shërbimeve të tyre”.
Libri përmban 22 punime shkencore të cilat janë prezantuar në konferencën e mbajtur më 15 dhjetor në Tiranë, organizuar nga Universiteti Bedër, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit i Universitetit publik të Tiranës dhe Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB. 
Kjo konferencë mblodhi së bashku studiues dhe akademikë të fushës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilit vinin nga universitete, institute e qendra kërkimore të ndryshme, me qëllim ndarjen e eksperiencave hulumtuese dhe prezantimin e rezultateve të kërkimit shkencor individual apo në grup, në lidhje me temën e prezantuar në fushën e medies dhe komunikimit.
Konferenca parashtroi probleme që kanë të bëjnë me çështjen e përmbajtjes së ofruar nga mediat, infrastrukturën fizike dhe burimet njerëzore, përshtatshmëria e tyre me risitë që mundëson interneti etj., të cilat çështje trajtohen në punimet e Librit të sapobotuar.

 

 

Shkarko librin e konferencës
INSTITUTI AAB
APLIKO