Drejtoresha ekzekutive e “Community Building Mitrovica” mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

28 Prill 2023
The executive director of "Community Building Mitrovica" holds a lecture for the students of AAB College

Drejtoresha ekzekutive e organizatës “Community Building Mitrovica”, Afërdita Sylaj, ka mbajtur ligjëratë me studentët në lëndën Impakti i BE në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve të projektit “Ndikimi i BE-së në ndërtimin e paqes, pajtimit dhe demokratizimit në Kosovë”, financuar nga programi Erasmus+ Jean Monnet Actions.

Sylaj, në ligjëratë trajtoi temën “Dialogu ndëretnik në Kosovë me theks të veçantë në qytetin e Mitrovicës”, duke treguar rreth aktiviteteve që organizata e saj realizon dhe rezultatet e deritanishme. Ajo ndau përvojën e saj në komunën e Mitrovicës dhe raportet që kanë serbët që jetojnë në Kosovë me qytetarët e tjerë.

Studentët parashtruan pyetje për Sylën rreth ndikimit të politikës te grupet ndëretnike në Mitrovicë të Veriut, si dhe sfidat me të cilat organizata e saj përballet në zhvillimin e aktiviteteve, organizimeve dhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme.

Share: