Drejtori Ilir Rama, mbajti ligjëratë mbi Partneritetin Publiko-Privat për studentët e Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB

6 Maj 2017

Drejtori i Departamentit për Partneritet Publiko-Privat, në Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës, Ilir Rama, para studentëve të Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, mbajti një ligjëratë mbi Partneritetin Publiko-Privat.

Rama theksoi se PPP-ja,është një mjet i dobishëm për avancimin e shërbimeve dhe tërheqjen e investimeve private. Si ilustrim,ai tregoi rastin e Britanisë së Madhe, me mbi 700 projekte, duke vënë në dukje se Kosova e cila është në rrugë të drejtë në këtë aspekt, ka ende punë për tu avancuar në përgatitjen e projekteve konkrete të PPP-së.

Ligjërata e z. Rama u përcoll me interesim të madh nga një numër i studentëve të Kolegjit AAB, të cilët patën rastin t;i bëjnë pyetje dhe të diskutojnë çështjet e PPP-së.

Kjo ligjëratë u mbajt në kuadër të lëndës: Partneriteti Publiko-Privat, të cilën e ligjëron mësimdhënësi Arben Qirezi.

Share: