Dy profesorë realizojnë vizitë dy ditore në Universitetin e Patras

28 Prill 2025

Në kuadër të projektit Homo Digitalis, të financuar nga Komisioni Evropian, në Universitetin e Patras u mbajt një vizitë studimore dy-ditore, e cila solli së bashku studentë, studiues, profesorë dhe përfaqësues institucionalë nga vendet partnere për të ndarë përvoja dhe njohuri në fushat e ndërveprimit njeri-kompjuter, realitetit virtual dhe edukimit digjital. 

Nga Kolegji AAB pjesëmarrës ishin profesori Miran Kozmaqi dhe studenti Eron Uka, nga Fakulteti i Arteve.

Kjo vizitë studimore përfaqësoi një mundësi të vlefshme për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e teknologjisë digjitale dhe edukimit. Pjesëmarrja e Kolegjit AAB në këtë aktivitet kontribuoi në forcimin e kapaciteteve akademike dhe në promovimin e inovacionit në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve globale në fushën e arsimit dhe teknologjisë.  

Share: