Edhe Akademia e Drejtësisë hap dyert për studentët e Kolegjit AAB

11 Janar 2019

Sot në Kolegjin AAB është nënshkruar marrëveshje e bashkëpunimit në mes të Akademisë së Drejtësisë dhe Fakultetit Juridik.

Kjo marrëveshje e nënshkruar nga drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Valon Kurtaj, dhe nga dekani i Fakultetit Juridik i Kolegjit AAB, Veton Vula, ka për qëllim kryerjen e praktikave profesionale të studentëve të Fakultetit Juridik pranë kësaj akademie.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori Kurtaj mbajti edhe një ligjëratë me studentët e Fakultetit Juridik, ku foli për krijimin dhe funksionomin e kësaj akademie e cila funksion kryesor ka trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve të shtetit të Kosovës, trajnimin e personelit administrativ gjyqësor dhe prokurorial.

Gjatë këtij takimi me studentët, Kurtaj tha se Akademia e Drejtësisë ka për qëllim të jetë kontribues kryesor për një gjyqësor të paanshëm, të pavarur dhe profesional. Ndërsa, për studentët tha se duhet të jenë të përkushtuar gjatë studimeve që të arrijnë të jenë të kërkuar në të ardhmen në profesionin e tyre.

Ky bashkëbisedim zgjoi kureshtjen e studentëve të Fakultetit të Juridik të Kolegjit AAB, të cilët shfrytëzuan këtë mundësi që të bashkëbisedojnë me drejtorin Kurtaj në lidhje me temën dhe sistemin e drejtësisë në vendin tonë.

Share: