Edhe një hap drejt ngritjes së cilësisë së studimeve – AAB lanson platformën për vlerësimin elektronik “e-Testimi”

27 Prill 2019

Pas një periudhe të pilotimit të testimit, në AAB sot u implementua me sukses sistemi i ri i vlerësimit të studentëve online i zhvilluar nga ekipi i Departamentit të Zhvillimit Softuerik të Kolegjit AAB. 

Ky sistem shërben për të diversifikuar edhe më tutje format e vlerësimit të performancës së studentëve si dhe shton efikasitetin e angazhimit të studentëve e të mësimdhënësve.

Tashmë, mësimdhënësit mund të vlerësojnë përvetësimin e dijeve e të shkathtësive nga ana e studentëve në mënyrë shumë më efikase në baza javore ose mujore. 

Kjo ndikon edhe në sigurimin e informacioneve plotësuese për performancën e mësimdhënësve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve akademike në AAB.

Me shërbimet e dixhitalizuara në të gjitha sektorët, AAB vazhdon të mbetet një nga institucionet më të përkushtuara drejt inovacionit e teknologjisë, duke sjellë inovacione dhe efikasitet në veprimtarinë e vet.

e-Testimi, si një platformë krejtësisht origjinale do të gjejë përdorim në shumicën e programeve studimore, ndërsa u vlerësua tejet pozitive si nga ana e mësimdhënësve ashtu edhe nga studentët të cilët ishin pjesë e pilotimit të saj.

Share: