Edita Mulliqi: Kolegji AAB është vendi ku prioritet është studenti

25 Qershor 2019

Edita Mulliqi në Kolegjin AAB ka studiuar në Fakultetin e Komunikimit Masiv në degën e Gazetarisë. Pas përfundimit të studimeve, Edita është angazhuar në AAB si staf profesional.

Ajo shprehet e lumtur që është bërë pjesë e stafit në AAB. Punën që ajo e ushtron e sheh sfiduese, mirëpo në të njëjtën kohë edhe privilegj të madh.

“Puna në Kolegjin AAB për mua është privilegj, nder dhe përgjegjësi. Të punosh me një staf akademik e administrativ kaq të përgatitur është kënaqësi e madhe. Stafi akademik përbëhet nga emra që e kanë dëshmuar veten dhe janë të suksesshëm në profesionet e tyre, ata përveç njohurive që kanë, nuk hezitojnë asnjëherë që me studentët të ndajnë edhe përvojat e tyre profesionale dhe sfidat e tyre. Neve si studentë ky fakt na ka motivuar dhe rritur ambiciet drejt suksesit”, theksoi Edita.

Edita për sukseset e saja falënderon Kolegjin AAB, familjen e saj dhe shoqërinë të cilën e takoi pikërisht në vendin e saj të studimeve.

Share: