Eksperti i HR dhe biznesit Gent Shala mban ligjëratë në Kolegjin AAB

12 Mars 2025

Me titullin “Si të fitosh intervistën e punës? – Sekretet nga një ekspert i HR dhe biznesit”, është mbajtur ligjëratë me ekspertin e kësaj fushe Gent Shala. Kjo ligjëratë u organizua nga Qendra për Karrierë në Kolegjin AAB, ndërsa morën pjesë studentë nga programet e ndryshme të studimit.

Gent Shala, shpjegoi në detaje për të pranishmit se cilat janë disa nga pikat kryesore që duhet të kemi parasysh gjatë intervistave të punës. Bazuar në përvojën e tij, ai ndau shembuj të ndryshëm nga jeta e përditshme që tregojnë hapat e ndjekur për një intervistë të suksesshme dhe për kualifikim të mëtutjeshëm.

Studentët gjithashtu shprehën mendimet e tyre për këtë temë, duke treguar raste që ndërlidheshin me aplikime apo intervista që ata kanë zhvilluar.

Share: