Me temën “Roli i organizatave ndërkombëtare në promovimin e të drejtave të njeriut: me theks të veçantë në rolin e BE-së në Republikën e Kosovës”, eksperti ligjor Alban Krasniqi ka mbajtur ligjëratë në Kolegjin AAB. Ligjërata ishte pjesë e projektit “Impakti i BE-së në shtetndërtimin e Kosovës”, ndërsa përfshinte çështje të ndryshme si: Roli i organizatave ndërkombëtare në promovimin e të drejtave të njeriut; Roli i KiE dhe GJEDNJ në rendin ligjor të Kosovë; Raportet e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian; Rolin e BE-së në avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë etj.
Studentët u përfshinë në ligjëratë përmes pyetjeve dhe diskutimeve me të ftuarin, duke shprehur interesimin e tyre për temën e trajtuar.