Ema Andrea: “Prishtina International Theater Festival” është festival për të mos u humbur

Nata e dytë e festivalit “Prishtina International Theater Festival” sjellë shfaqjen “Nëna dhe fëmija” me regji të Dino Mustafiq, dhe me aktorët Ema Andrea dhe Matia Llupa.

Me këtë rast, aktorja në rolin kryesor Ema Andrea në konferencë për media tha se ndihet e lumtur që është pjesë e këtij festivali. Ajo gjtihashtu shtoi se ky festival është tejet serioz dhe si edicion i dytë nuk duhet humbur.

I pranishëm në konferencë ishte edhe aktori i shfaqjes Matia Llupa. Ai tha se kjo shfaqje në vete ngërthen dashurinë, dhimbjen, emocionin, etj…

Shfaqjen që zgjoi ndërgjegjen e publikut anë e mbanë, do të mund ta shihni sonte në PITF2018, me fillim nga ora 19:00.

Shfaqja mund të ndiqet edhe me biletën e festivalit (Festival PASS), që kushton 10euro për të gjitha shfaqjet e festivalit, ndërsa për studentë çmimi i Festival PASS është 5 euro.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO