Erasmus + Mobility: Studentët e AAB-së u trajnuan në Qipro e Shqipëri

20 Janar 2016

Rita Nushi, Alfred Çoça,  Ilirjana Vrapca dhe Shehida Elezi, të cilët janë duke i vijuar studimet në vitin e dytë  në  Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB,  nëpërmjet projektit të Bashkimit Evropian, Erasmus + Mobility.

Për një javë me radhë, Nushi, Çoça e Vrapca ishin studentët e parë dhe të vetmit deri tani nga Kosova, që kanë ndjekur trajnimin “Embracing multimedial for human rigats education”, në Durrës të Shqipërisë. Ndërsa studentja Shehida Elezi ishte pjesë e trajnimit për Ndërmarrësi në Qipro.

“Nga ky trajnim kemi fituar njohuri për përdorimin e multimedias, për promovimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave universale, për projektin Erasmus+, dhe kemi njohur kultura të ndryshme nga vendet që ishin pjesëmarrëse”,ka thënë studentja Rita Nushi. 

Ndërsa, studentja Shehida Elezi, e cila ka përfaqësuar Kolegjin AAB në Qipro, ka thënë se ishte një eksperiencë e paharruar dhe shumë e vlefshme për secilin nga ne: “Në përgjithësi kemi marrë njohuri se si të  bëjmë hapin e parë në ndërmarrësi, si duhet startuar plani i një pune në lidhje me ndërmarrësinë, por mbi të gjitha si të kemi sukses në këtë fushë”.

Pjesëmarrës të trajnimit në Durrës, ishin edhe studentë nga Shqipëria, Anglia, Italia, Turqia, Serbia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina, kurse në Qipro, studentë nga Italia, Spanja, Qiproja, Maqedonia, Anglia, Çekia, Sllovakia, Gjeorgjia, Mbretëria e Bashkuar.

Të gjithë studentët pjesëmarrës në fund të trajnimit janë certifikuar për fushat e caktuara.

Studentët e Kolegjit AAB kanë shprehur mirënjohjen e tyre edhe për profesorin Dukagjin Leka, i cili i ka përkrahur gjatë gjithë kohës.

Share: