Është hapur sezoni i aplikimit për Programin e Shkëmbimit të Studentëve 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

2 Dhjetor 2015

Është hapur sezoni i aplikimit për Programin e Shkëmbimit të Studentëve 2016  (Global UGRAD) (pa diplomë) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Afati i fundit për aplikim është më datë 01 janar 2016.

Ky program ofron bursa një semestrale pa diplomë, studime të rregullta në institucione të akredituara katër vjeçare të arsimit të larte në SHBA.

Për më shumë informacion në lidhje me vitin 2016 Programi i Shkëmbimit Parauniversitar (Global UGRAD), ju lutem vizitoni:  http://pristina.usembassy.gov/ugrad.html

Për më shumë informacion në lidhje me procesin e aplikimit, kërkesat dhe udhëzimet e përgjithshme, ju lutem vizitoni faqen e internetit Global UGRAD.

Share: