Lansimi i Klubit të Librit-Book Club

12 Mars 2018

Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB ka kënaqësi të njoftojë për organizimin e Klubit të Librit (Book Club), i pari i llojit të tij në Kolegjin AAB.

Pjesëmarrës në BookClub mund të jenë të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik nga të tri kampuset, si mundësi e mirë për t’u takuar lexuesit nga nivelet e ndryshme të studimeve, ku përveç inkurajimit të tyre për të lexuar dhe eksploruar tituj të rinj, në të njejtën kohë do të jetë vendi ku mund të shkëmbejnë rekomandimet dhe qasjet e tyre rreth librave duke praktikuar të folurit publik dhe aftësitë debatuese.

Lansimi i këtij klubi, do të bëhet ditën e martë me datë 13 mars, duke filluar nga ora 13:30. Organizimi mbahet në sallën mediale, (obj.6, kati i tretë), dhe është i hapur për të gjithë studentët e interesuar.

Share: