Administratë Publike

Fakulteti Administratës Publike i Kolegjit AAB ka për mision përgatitjen profesionale dhe akademike të studentëve në fushën e administratës publike, shkencave politike dhe diplomacisë me anë të metodave moderne dhe bashkëkohore të mësimdhënies për tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë.

Fakulteti i Administratës Publike është projektuar për të zhvilluar aftësi të thella analitike dhe të vendimmarrjes tek studentët. Kjo përfshin mësimin e tyre për të analizuar, vlerësuar dhe zgjidhur probleme komplekse që ndeshen në qeverisje dhe administrim. Fakulteti ofron një bazë të fortë të njohurive në fusha si politika publike, menaxhimi i burimeve njerëzore, financat publike, dhe etika në administrimin publik.

Fakulteti synon të jetë një lider në nxitjen e inovacionit dhe ndërkombëtarizimit në fushën e administratës publike duke siguruar bashkëpunim me institucione dhe akademi kombëtare dhe ndërkombëtarë, si dhe përfshirjen e perspektivave dhe praktikave ndërkombëtare në mësimdhënie dhe hulumtim. Për më tepër, Fakulteti angazhohet për të krijuar dhe ruajtur lidhje të forta me institucionet publike, organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile me qëllim të ofrimit të njohurive praktike për studentë duke kontribuar në shoqëri.

Dekanati

Vrullim Buja

Dekan

Prof. Ass. Dr. Vrullim Buja ka lindur më 21 maj 1992 në Prishtinë, ku përfundoi shkollimin fillor dhe të mesëm në Gjimnazin “Sami Frashëri”, drejtimi i shkencave shoqërore (2007–2010). Në vitin 2014 diplomoi në degën “Business Studies (Accounting & Finance)” në CITY College – International Faculty of the University of Sheffield në Selanik, Greqi. Në vitin 2016 përfundoi studimet master në të njëjtin institucion në drejtimin “Marketing, Advertising & Public Relations”. Më 6 dhjetor 2019, Ka përfunduar studimet e doktoratës në Shkenca Politike në South East European University – Tetovë, ku është specializuar në metodologji kërkimore, analizë të politikave publike dhe politika krahasuese.

Përvoja akademike

Përvoja akademike e Prof. Buja filloi në vitin 2016 si asistent i lëndëve: Menaxhment, Promovim, Menaxhim i Marketingut, Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Lidership, Ndërmarrësi & NVM dhe Menaxhim Strategjik në Kolegjin AAB. Nga marsi 2020 është angazhuar si ligjërues i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë dhe Administratës Publike, ku ligjëron lëndë si: Lidership, Menaxhment, Integrime Ekonomike Evropiane dhe Bazat e Statistikës. Prej tetorit 2023 është emëruar Dekan i Fakultetit të Administratës Publike.

Në periudhën 2018–2019 ka qenë mësimdhënës në The British School of Kosova, ku ka ligjëruar lëndët: Ekonomi për klasën e 11-të dhe 12-të si dhe Aftësi Ndërpersonale. Po ashtu ka përvojë menaxheriale në sektorin privat si Menaxher Financiar dhe i Marketingut në “Barrio-B” Lounge Bar (2014–2018), dhe Menaxher Biznesi në N.T.SH “Tregu” në Drenas (2008-2014).

Punimet dhe Veprat

Aktiviteti shkencor i Prof. Bujës përfshin një sërë punimesh të botuara dhe prezantimesh në konferenca ndërkombëtare. Ndër to përfshihen:

  • Buja, V., Qerimi, F., & Behluli, A. (2022). “The impact of leadership styles on service quality and customer satisfaction: A comparative analysis between foreign and domestic capital banks in Kosovo”. Innovative Marketing, 18(3), 181–196. https://doi.org/10.21511/im.18(3).2022.16
  • Buja, V., & Buja, R. (2023). “Ngarendja Politike (Hapërimet e para të shkencës politike)”. Prishtinë: Kolegji AAB.
  • Buja, V., & Buja, R. (2023). “Sisteme Politike”. Prishtinë: Kolegji AAB.
  • Buja, V., & Buja, R. (2023). “Demokracia, Zhvillimi, Demonizimi”. Prishtinë: Kolegji AAB.
  • Buja, V. (2019). “Finances of Local Governments in Republic of Kosova”. KNOWLEDGE International Journal, Vol. 32.
Konferencat Shkencore

Ka qenë pjesëmarrës aktiv në konferenca shkencore ndërkombëtare si:

  • Konferenca Ndërkombëtare – Artificial Intelligence (AI) in the Age of Transformation: Opportunities and Challenges, Kolegji AAB, Prishtinë (13 Maj 2025). Tema: Reimagining Governance: Leveraging Artificial Intelligence to Transform Public Administration in the Digital Age. https://aab-edu.net/en/conference/artificial-intelligence-ai-in-the-age-of-transformation-opportunities-and-challenges/
  • Konferenca Ndërkombëtare – Exploring Dimensions of Public Management, Policy, and Administration across Diverse Sectors, South East European University, Tetovë (03–04 tetor 2024). Tema: “Leadership Styles in Public Administration: Sectoral Differences and Impacts”. https://drive.google.com/file/d/1m0fOzRPCV5L3hPIMHm_WvGdQFJyBQi4J/view
  • Konferenca ndërkombëtare online – Security, peace, and sustainable development in a troubled world, AAB College, Prishtinë (12 shtator 2024). Tema: “Lidershipi në reformimin e administratës publike: Rasti i Kosovës”. https://aab-edu.net/en/conference/security-peace-and-sustainable-development-in-a-troubled-world/
  • The 3rd International Scientific Conference – The Beginnings of Political Pluralism in Macedonia and Post-Communism, SEEU, Shkup (18–19 tetor 2018). Tema: “Political Culture and Civic Participation”. https://www.seeu.edu.mk/en/information/news-events?id=1690Link
  • International Conference – Governance in Public Sector: Challenges and Perspectives, SEEU, Tetovë (04–05 maj 2018). Tema: “Finance of Local Government in Some Countries of South Eastern Europe”. https://aab-edu.net/en/conference/security-peace-and-sustainable-development-in-a-troubled-world/
  • Konferenca – Economic Sustainability of Balkan Countries and Euro-Integration Challenges, AAB College, Prishtinë (26 maj 2018). Tema: “Involvement of Kosovar Women in Financial Services”. https://aab-edu.net/en/conference/the-economic-sustainability-of-balkan-countries-and-the-euro-integration-challenges/
  • International Conference, UBT College, Lipjan (27 tetor 2018). Tema: “Cooperation of Local Government Units as A Factor for The Increase of Financial Resources”.
Trajnimet

Ka ndjekur trajnime profesionale për menaxhimin e projekteve, metodologjinë e arsimit të lartë dhe kërkimin shkencor në AAB dhe CITY College.

  • Trajnim – Project Planning and Management (Advanced Module), AAB College, Prishtinë (29–30 gusht 2023).
  • Trajnim – Project Planning and Management (Initial Module), AAB College, Prishtinë (18–19 korrik 2023).
  • Seminar – Higher education methodology from the perspective of adult learning principles, AAB College, Prishtinë (21 korrik 2022).
  • Trajnim – Communication and connection of research with public policies, AAB College, Prishtinë (18 korrik 2022).
  • Trajnim – Teaching, assessment and design of learning outcomes, AAB College, Prishtinë (16 tetor 2021).
  • Seminar – Scientific Research at AAB, AAB College, Prishtinë (02 tetor 2021).
  • Seminar – Crisis Management and Effective Turnaround, CITY College – University of Sheffield, Selanik (14 mars 2014).
Aftësitë

Flet rrjedhshëm anglisht dhe zotëron aftësi të avancuara në Microsoft Office, SPSS, Adobe Photoshop dhe rrjetet sociale (Facebook, Instagram, TikTok). Është i njohur për qasjen multidisiplinare, kreativitetin në ligjërim dhe përkushtimin në rritjen e cilësisë akademike.

Është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.

Ganimete Ismajli

Koordinatore për cilësi

“Bashkëpunimi në mes të shërbimeve inteligjente dhe policisë në parandalimin e terrorizmit” – ICLS 2015 Kolegji AAB Prishtinë ISBN:978995149454-0.

 

CV