Fakulteti Administratës Publike i Kolegjit AAB ka për mision përgatitjen profesionale dhe akademike të studentëve në fushën e administratës publike, shkencave politike dhe diplomacisë me anë të metodave moderne dhe bashkëkohore të mësimdhënies për tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë.
Fakulteti i Administratës Publike është projektuar për të zhvilluar aftësi të thella analitike dhe të vendimmarrjes tek studentët. Kjo përfshin mësimin e tyre për të analizuar, vlerësuar dhe zgjidhur probleme komplekse që ndeshen në qeverisje dhe administrim. Fakulteti ofron një bazë të fortë të njohurive në fusha si politika publike, menaxhimi i burimeve njerëzore, financat publike, dhe etika në administrimin publik.
Fakulteti synon të jetë një lider në nxitjen e inovacionit dhe ndërkombëtarizimit në fushën e administratës publike duke siguruar bashkëpunim me institucione dhe akademi kombëtare dhe ndërkombëtarë, si dhe përfshirjen e perspektivave dhe praktikave ndërkombëtare në mësimdhënie dhe hulumtim. Për më tepër, Fakulteti angazhohet për të krijuar dhe ruajtur lidhje të forta me institucionet publike, organizatat joqeveritare dhe shoqërinë civile me qëllim të ofrimit të njohurive praktike për studentë duke kontribuar në shoqëri.