Dizajn i Modës

Qëllimi dhe profili i programit

Programi Bachelor në Dizajn Mode është një program trevjeçar në fushën e arteve që synon përgatitjen e studentëve me njohuri të thelluara mbi parimet e dizajnit, lidhjen ndërmjet modës dhe artit, si dhe zhvillimin historik të veshjes në kuadër të ndryshimeve sociale, ekonomike dhe industriale. Procesi mësimor bazohet në hulumtim dhe eksplorim krijues, duke i angazhuar studentët në analiza të elementeve vizuale që ndikojnë në krijimtarinë artistike të shprehur përmes veshjes.

Një komponent i rëndësishëm i programit është aftësimi praktik në dizajn tekstili, manipulim të materialeve dhe në ndjekjen e trendëve bashkëkohore që përcaktojnë industrinë globale të modës.

Përveç aftësive klasike të realizimit të skicave, studentëve u ofrohen mundësi për prezantimin e punimeve të tyre në format dixhital, përmes përdorimit të programeve profesionale të dizajnit, çka kontribuon në zhvillimin e një portofoli përfundimtar me standarde bashkëkohore.

Misioni

Misioni i programit të studimit BA në Dizajn Mode është të sigurojë mësimdhënie, hulumtim dhe praktikë me cilësi të lartë me metodat dhe tendencat më të fundit bashkëkohore që promovojnë të menduarit kritik si dhe debate të vazhdueshme që u shërbejnë studentëve për të dialoguar dhe artikuluar në mënyrë profesionale dhe që u mundëson studentëve qasje në tregun e industrisë së modës.

Bartësit e programit tё studimit

 

Rezultatet e pritshme

Pas përfundimit me sukses të programit BA Dizajn i Modës, studentët pritet të demonstrojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:

Njohuri

Shkathtësi

Kompetenca

Pranimi nё studime

Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet në programin BA Dizajn i Modës kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 120 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin BA Dizajn i Modës zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor i Arteve në Dizajn tё Modёs.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Të diplomuarit nga programi BA Dizajn i Modës zotërojnë kompetenca të gjera kreative dhe teknike, që u mundësojnë të angazhohen në role të ndryshme profesionale brenda industrisë së modës dhe sektorëve të lidhur me të. Ata janë të përgatitur për pozita si stilistë mode, modelues tekstili, dizajnerë aksesorësh, kostumografë për teatër, film dhe media, fashion illustrators, si dhe drejtues kreativë në projekte të ndryshme artistike dhe komerciale.

Metodat e vlerësimit

Metodat e vlerësimit përfshijnë detyra praktike në dizajn, projekte kreative individuale dhe në grup, prezantime vizuale dhe portofolin personal, i cili reflekton progresin artistik gjatë studimeve. Gjithashtu, përdoren ese teorike, analiza të rasteve studimore dhe teste njohurish në lëndët historike dhe teorike të modës.

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <5%

PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >60%

SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Dizajn i Modës I-Metodologjia / Koncepti /Ngjyra, 9 ECTS
Bazat e vizatimit, 6 ECTS
Teknologjia Digjitale dhe Aplikimet e Vizatimit Digjital, 6 ECTS
Teknologji e Tekstilit I, 3 ECTS
Gjuhë angleze – 1, 3 ECTS
Historia e konsumit dhe Modës I, 3 ECTS
Dizajn i Modës II - Metodologjia / Koncepti /Ngjyra Ilustrim për mode, 9 ECTS
Teknikat për rrobaqepësi, 6 ECTS
Gjuhe angleze – 2, 3 ECTS
Historia e Konsumit dhe Modës II, ECTS

Viti II

Dizajni i Modës III, 9 ECTS
Model marrje/ Patrona I, 6 ECTS
Historia e Konsumit dhe Modës III, 3 ECTS
Dizajn i Tekstilit I, 6 ECTS
Histori e Arteve, 3 ECTS
Anatomi, 3 ECTS
Fotografi, 3 ECTS
Dizajni Modës IV, 9 ECTS
Model – marrje/ Patrona II, 6 ECTS
Historia e Konsumit dhe Modës IV, 3 ECTS
Dizajn i tekstilit II, 6 ECTS
Stilizim, 3 ECTS
Dizajn i Aksesoreve, 3 ECTS
Ilustrimi, 3 ECTS

Viti III

Model marrje /Patrona III, 9 ECTS
Dizajn i Modës V, 9 ECTS
Menaxhim dhe Ndërmarrësi, 3 ECTS
Zhvillim i portofolios, 6 ECTS
Dizajn i Brand-it (Markës), 3 ECTS
Moda dhe filmi, 3 ECTS
Model marrje– Patrona IV, 6 ECTS
Dizajn i Modës VI, 6 ECTS
Kostume për teatër dhe film, 3 ECTS
Marketing, 3 ECTS
Historia e Kinemasë dhe Video, 3
Projekti Final, 12 ECTS