Komunikim Masiv

Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë është fakulteti me traditën më të gjatë në Kolegjin AAB. Në kuadër të këtij fakulteti funksionojnë dy programe bachelor, Komunikim Masiv e Gazetari dhe Programi i Produksionit, si dhe një Program master në Komunikim Masiv.

Ka një staf pedagogjik të zgjedhur, me përvojë të dëshmuar shkencore dhe akademike, brenda dhe jashtë Kosovës. Gati 90 për qind e të diplomuarve në këtë fakultet janë të punësuar. Shumica prej tyre janë drejtorë mediash të ndryshme, kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, zëdhënës institucionesh e partish politike, zyrtarë për informim etj., ose kanë punuar në mediat më të njohura në vend dhe jashtë, si në “Zëri i Amerikës”, “RTK”, “KTV”, “RTV21”, “Top Channel”, “Radio Dukagjini” etj., si dhe në gazetat dhe agjencitë më të njohura në vend. Gjithashtu, një pjesë e studentëve që kanë kryer masterin po zhvillojnë karrierë të suksesshme në diplomaci.

Fakulteti ka marrëveshje me disa universitete për shkëmbim përvojash e punësh të përbashkëta kërkimore, shkëmbim kuadrosh dhe studentësh.

Galeria

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19