Komunikim Masiv

Fakulteti i Komunikimit Masiv (FKM) paraqet investimin më të madh, më të kompletuar e më përmbajtjesor për programet e komunikimeve në hapësirën shqip-folëse në Ballkan. Brenda kampusit universitar, FKM i ka të gjitha mediat dhe kushtet e pajisjet e nevojshme, duke nisur me televizionin ATV, radion, portale, revista, laboratorët mediatikë, salla montazhi, madje edhe dy teatro, që e bëjnë unike ofertën e këtij fakulteti për profilet e gazetarisë dhe produksionit medial në programet bachelor, si dhe studimeve në komunikim masiv dhe gazetari në programin master.

Ka një staf pedagogjik të zgjedhur, me përvojë të dëshmuar shkencore, akademike dhe profesionale brenda dhe jashtë Kosovës. Të diplomuarit e FKM-së dominojnë sot mediat e Kosovës si drejtorë mediash, kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, zëdhënës institucionesh e partish politike, zyrtarë për informim etj.

Fakulteti ka marrëveshje me disa universitete për shkëmbim përvojash e punësh të përbashkëta kërkimore, shkëmbim kuadrosh dhe studentësh.

Misioni i FKM-së është që duke vepruar si qendër e suksesshme dhe produktive e ekselencës akademike, kërkimore dhe profesionale e mediave dhe komunikimeve, të përgatisë gazetarë profesionistë, operatorë mediatikë dhe ekspertë të komunikimit publik, për të kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shoqërisë demokratike.

Dekanati

Gazmend Abrashi

Dekan

Datëlindja: 03.12.1985, Vendlindja: Mitrovicë

Adresa: Rr. “Vllezërit Dragaj”, Mitrovicë

+383 44 718 519

Përvoja dhe kualifikime profesionale:

Dekan i Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë – maj 2024 – present

Koordinator për Mësim në Fakultetin e Komunikimit Masiv – 01.10.2023 – 01.05.2024

Prodekan në Fakultetin e Komunikimit Masiv – 30.10.2020 – 01.10.2023

Thirrjen akademike, Prof.Asst.dr. – 2020

Profesor në Fakultetin e Komunikimit Masiv – 01.10.2019 – present

Arsimimi:

Doktor i Shkencave të Komunikimit dhe Gazetarisë, Fakulteti Filologjikë, Universiteti i Prishtinës, (2013-2019). Disertacioni me titull: “Përvojat e komunikimit organizativ në organizatat biznesore vendore dhe ato ndërkombëtare”

Master shkencor në Komunikim Masiv dhe Gazetari, Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë, Kolegji AAB (2008-2013). Disertacioni me titull: “Komunikimi organizativ”

Baçelor i Komunikimit Masiv, Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë, Kolegji AAB, (2004-2007)

Konferencat:

“Etika e medias dhe imazhet e krijuara nga AI”, International conference: Artificial Intellligence (AI) in the Age of Transformation: Opportunities and Challenges, AAB College, (13.05.2025).

“Raportimi i mediave online për Covid 19 në Kosovë”, Virtual International Academic Conference, Transformations and Consequences in Society Due to Covid-19 Pandemic. AAB College, (05.09.2020-06.09.2020).

Publikimet:

Abrashi, G. & Reçi, A. (2023). Motivation of employees in the public sector through organizational communication case study: vala mobile company, Kosovo. Human Research in Rehabilitation, VOLUME 13 (ISSUE 2), 13(2): 321-332. Doi: https://human.ba/wpdm-package/full-text-273/?wpdmdl=2023&refresh=66222e2241eea1713516066

 

SALIU, H., REÇI, A. & ABRASHI, G. (2023). Revisiting Hallin and Mancini’s media model: Albania and Kosovo. Balkan Social Science Review, Vol. 21 No. 21 (2023)(-), 235-255. Doi: https://js.ugd.edu.mk/index.php/BSSR/article/view/5851

 

Saliu, H. & Abrashi, G. (2023). The Return of Media Diplomacy, Examples from Kosovo. Jurnal Ilmu Sosial dan Ilmu Politik, 27 (1), -. Doi: https://doi.org/10.22146/jsp.73710

 

Sallauka, G & (2022). Use of Information Technology in Academic Library Practice. International Information & Library Review, Volume 54, 2022 – Issue 4(Communication library process student technology), 380-386. Doi: 10.1080/10572317.2022.2124834

 

Abrashi, G & (2018). Communication experiences in business organizations (Business Organizations in Kosovo). Acta Universitatis Danubius. Communicatio, Vol 12, issue no. 2/2018(Communication in business organizations), 34/44. Doi: http://journals.univ-danubius.ro/index.php/communicatio/article/view/5162

 

Abrashi, G & (2018). Organizational communication-the importance of communication strategy in times of crisis for the organization. European Journal of Social Sciences, Volume 1, Issue 2, 21, May-August 2018(The Importance of Communication Strategy in Times of Crisis for the Organization), 21-25. Doi: http://journals.euser.org/files/articles/ejss_v1_i2_18/Gazmend.pdf

 

Abrashi, G & (2018). Organizational communication-communication process in business organizations. SECOND INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE EMAN 2018, ISBN 978-86-80194-11-0, SECOND INTERNATIONAL, 425, 2018(COMMUNICATION PROCESS IN BUSINESS ORGANIZATIONS), 425-428. Doi: https://www.researchgate.net/profile/Oezguer_Soylu/publication/326293587_The_Stock_Flo Consistent_Approach_Definition_Components_and_Simulation/links/5b446627a6fdcc6619141a3d/The-Stock-Flow-Consistent-Approach-Definition-Components-and-Simulation.pdf#page=451

 

Abrashi, G & (2015). Social Status and Public Spaces. Academic Journal of Interdisciplinary Studies, Vol 4 No 3 S1, 426, December 2015 (Public Spaces), 426-429. Doi: http://www.mcser.org/journal/index.php/ajis/article/viewFile/8412/8074

 

Doko, M. & Abrashi, G. (2014). Televizioni dhe ekranizimi i veprës letrare për televizion. Revista Ndërkombëtare “Thesis Kosova”, UAAB, 2014(Televizioni dhe vepra letrare), 00. Doi: https://aab-edu.net/documents/thesis/nr-02-2014/televizioni-dhe-ekranizimi-vepres-letrare-per-televizi on/

 

 

Eriona Ajvazi

Zyrtare për sigurim të Cilësisë

Eriona Ajvazi ka lindur më 25 qershor 1997 në Prishtinë, Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet themelore dhe master në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Kolegjin AAB , përkatësisht në vitet 2018 dhe 2021. Gjatë periudhës shkurt 2017 – korrik 2017, ndoqi program shkëmbimi akademik Erasmus+ në Universitetin publik të Łódzkit në Poloni , brenda Fakultetit të Filologjisë.

Aktualisht është kandidate në programin e doktoraturës në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Grazit (Austri) , me fokus në Analizën Kritike të Diskursit në Gjuhën Angleze për Dialogun Kosovë-Serbi.

Nga viti 2019 e tutje, aktivitetet e saj përfshijnë përfaqësim në Modelin Evropian Y-FED në Strasburg, trajnim dhe certifikim mbi marketingun digjital dhe SEO, prezantime në konferenca ndërkombëtare mbi gjuhësinë, arsimin dhe të drejtat e njeriut, si dhe një sërë trajnimesh Erasmus+ në vende si Franca, Holanda, Austria, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, Shqipëria, dhe Sllovakia.

Në vitin 2025, ka marrë pjesë në punëtori dhe seminare doktorale ndërdisiplinore në Itali, Kroaci, Austri dhe Shqipëri, me fokus në gjuhësinë, metodat, studimet e zonës, të drejtat e njeriut dhe arsimin e qendrueshëm. Këto përvoja e kanë pasuruar ndjeshëm formimin akademik dhe profesional, duke pasuar me njohuri të thelluara, rrjetëzim ndërkombëtar dhe perspektiva të reja ndërdisiplinore.

Që nga viti 2016, ajo është pjesë e stafit në Kolegjin AAB si përkthyese, kurse prej 2021 si ligjëruese në Fakultetin e Gjuhës Angleze. Paralelisht, që nga viti 2023 mban edhe pozitën e Koordinatores për Sigurimin e Cilësisë. Ajo ka përvojë gjithashtu si Zëvendës Kuratore në Global Shapers Prishtina (2020–2021) dhe Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove – Prishtina (2017–2019). Ka përkthyer në kontekste të ndryshme në KFOR, trajnime, ligjërata dhe kampe.

Eriona Ajvazi është përfshirë në mënyrë aktive në programe ndërkombëtare akademike dhe profesionale si Erasmus+, Workshope, konferenca dhe seminare në vende të ndryshme si Austria, Holanda, Franca, Kroacia, Italia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja etj.

Ajo është certifikuar në fushat e metodologjisë së kërkimit, të drejtave të njeriut, arsimit të lartë për të rritur dhe vlerësimit të bazuar në kompetenca.

Ajo zotëron njohuri të avancuara në gjuhën angleze dhe njohuri mesatare në gjermanisht, spanjisht.

Është anëtare aktive e Western Balkans Alumni Association, dhe më herët ka qenë pjesë e organizatave rinore dhe qytetare si JEF Kosova dhe Global Shapers Prishtina, ku ka kontribuar në promovimin e vlerave demokratike dhe përfshirjes rinore në vendimmarrje. Në aspektin e projekteve, aktualisht shërben si anëtare e Grupit Këshillor të projektit ReLOaD3 në Kosovë, të mbështetur nga UNDP, që synon forcimin e demokracisë vendore në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2020 ka menaxhuar projektin për anëtarësimin e Kosovës në CERN, si dhe ka qenë e angazhuar në projektin “Të Ardhurat Bazë të Pakushtëzuara”, duke kontribuar në promovimin e politikave inovative për mirëqenien sociale dhe zhvillimin shkencor.

Interesat e saj akademike përfshijnë fusha ndërdisiplinore që lidhen kryesisht me gjuhësinë, analizën kritike të diskursit, peisazhet gjuhësore, sociolinguistikën, me fokus të veçantë në mënyrën si gjuha formëson identitetin, ideologjinë dhe marrëdhëniet e pushtetit në kontekste politike e sociale.

Ajo është e njohur për përkushtimin e saj ndaj cilësisë akademike, zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe ndërlidhjes së arsimit me proceset demokratike, përfshirjen rinore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në nivel rajonal dhe evropian.