Programi ka për qëllim që të përgatisë profesionistë të specializuar për tregun mediatik dhe për organizatat publike dhe jopublike në Kosovë, me njohuri dhe shkathtësi specifike, të cilët si profesionistë me integritet dhe qytetarë të denjë, do t’i ofrojnë shoqërisë ekspertizën e duhur. Për t’i realizuar këto qëllime programi u ofron mundësi studentëve të përfitojnë dije të testuara shkencore dhe shkathtësi specifike praktike për t’i zbatuar ato më pas në tregun e punës duke bërë gjykime të pavarura, aftësi komunikuese dhe të përgjegjshëm në shoqëri. Me fjalë të tjera, programi synon t’u ofrojë studentëve dije të profilizuara nga fusha e mediave, gazetarisë dhe fusha e gjerë e komunikimeve, duke ofruar module edhe nderdisiplinore si ajo e kulturës mediatike dhe digjitale, psikologjisë sociale, komunikimit të marketingut, komunikimit organizativ, marrëdhënieve publike dhe njëherësh u ofron njohje kritike të teorive e koncepteve që lidhen me shoqërinë e konektuar, në epokën e mediave sociale, por edhe atë të fake news.
Misioni i Programit Master në Komunikim Masiv dhe Gazetari është: “të përgatisë profesionistë të specializuar për tregun mediatik, për institucionet dhe për organizatat në Kosovë e më gjerë, me dije e shkathtësi specifike, për të pasur sukses si profesionistë dhe mendimtarë kritikë si dhe për t’u bërë qytetarë produktivë në shoqëri edhe përmes kërkimit shkencor”.
Pas përfundimit me sukses të programit tё studimit, studenti do të fitoj këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:
Njohuri:
Shkathtësi:
Kompetenca:
Sipas nenit 6 të Rregullores, studimet Master kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar studimet themelore Bachelor dhe që kanë fituar së paku 180 ECTS, përkatësish 240 ECTS. Tutje, kushtet për pranim në studimet Master janë:
Në rast se studimet paraprake studenti i ka kryer në ndonjë fushë tjetër, studenti obligohet t’i nënshtrohet provimeve themelore të programit bachelor Komunikim Masiv dhe Gazetari të cilat quhen provime diferenciale
Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 60 studentë për vit akademik.
Në bazë të Rregullores për Studime Master të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 9, 10 dhe 11 të kësaj rregulloreje.
Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.
Studimet në Programin MA Komunikim Masiv dhe Gazetari zgjasin 2 vite, 120 ECTS me gjithsej 4 semestra.
Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Master i Arteve në Komunikim Masiv dhe Gazetari.
Të diplomuarit nga programi Master në Gazetari në Kolegjin AAB kanë perspektiva të shkëlqyera punësimi si në tregun vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Programi MA Komunikim Masiv dhe Gazetari synon të zhvillojë kapacitete kërkimore dhe analitike, duke u mundësuar studentëve të kuptojnë në mënyrë kritike rolet e medias në shoqëritë demokratike, si dhe të kontribuojnë në zhvillimin e politikave, etikës dhe praktikave profesionale në fushën e gazetarisë dhe komunikimit.
Studentët përgatiten për role të avancuara profesionale si redaktorë përgjegjës, analistë të mediave, ekspertë të komunikimit strategjik dhe politik, hulumtues mediatikë, konsulentë për institucionet publike e private, ligjërues universitarë dhe menaxherë të platformave mediale.
Përmes praktikave profesionale, projekteve kërkimore, analizave të thelluara të rasteve dhe bashkëpunimeve me institucione mediatike, akademike dhe shoqërore, studentët zhvillojnë aftësi të aplikueshme në analizën kritike të përmbajtjeve mediatike, menaxhimin e komunikimit strategjik dhe kërkimin shkencor në fushën e mediave dhe shoqërisë.
Nё programin Master Komunikim Masiv dhe Gazetari aplikohet vlerësimi i vazhdueshëm i studentëve. Format e vlerësimit parashihen në secilin syllabus të lëndës përkatëse i cili i shpërndahet studentit përmes portalit E- studenti para fillimit të semestrit përkatës.
Varësisht nga natyra e lëndëve, studentët kanë detyra, seminare, prezantime nga punë të pavarura, interpretime apo krijim të një produkti mediatik, por edhe projekte hulumtuese dhe paper. Në kushte normale aktiviteti i studentit në ligjërata vlerësohet deri në 10%, ndërsa pesha e provimit përfundimtar zakonisht është 40 për qind nga vlerësimi i përgjithshëm, ndërsa te disa lëndë, si p.sh. Metodologji dhe Seminar për tezën e masterit provimi realizohet me research paper apo review paper dhe research proposal.
BRAKTISJA E STUDIMEVE <14%
PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >80%
SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5
Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.
Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes: