Qëllimi Programit Master në Komunikim Masiv dhe i Gazetarisë është ngritja e profesionalizmit në hapësirën e medies dhe të komunikimit edhe përmes shkëmbimit të përvojave me studentë dhe stafin akademik ndërkombëtar. Zhvillimi i këtij programi që është konsekutiv në raport me programin tashmë të akredituar në Bachelor (BSc), mbështetet në fuqinë reale të tregut kosovar dhe atij rajonal, ku deri tash është bërë një depërtim i suksesshëm i prodhimit final të këtij programi studimesh. Së këndejmi, nevojat aktuale të tregut e bëjnë të domosdoshëm një profil të tillë studimesh, siç është komunikimi masiv dhe gazetaria, në studimet e komunikimit dhe medieve.
Programi ka për qëllim që konkretisht t’i ofrojë studentit:
Ndërsa, pas përfundimit të studimeve, i diplomuari në Master në Komunikime Masive dhe Gazetari do të ketë aftësi që t’i realizojë këto objektiva:
Master i Komunikimeve Masive dhe Gazetarisë, (MSc)
Katër semestra, 120 ECTS; 530 orë ligjërata dhe 145 orë ushtrime në tre semestra. Kësaj ngarkese i shtohet edhe ngarkesa 600 orësh për përgatitjen e punimit të diplomës Master në semestrin e katërt.
Ky kurs ka për qëllim t’i trajtojë me studentët disa nga teoritë kryesore të komunikimit masiv, të cilat përkojnë me kontekstin social të Kosovës. Këto teori do t’i ndihmojnë studentët në kërkimin bibliografik me rastin e hartimit të tezës së masterit. Pas kryerjes se kursit, studenti do te jetë i orientuar dhe në gjendje që të demonstrojë njohuritë e marra nga teoritë e ndryshme të komunikimit masiv – për ta shtrirë punimin në kallëpet paradigmatike-teorike në pjesën e kërkimit bibliografik në punimin final të masterit; identifikojë teorinë e duhur të shpjegimit të koncepteve, analizojë dhe sintetizojë problemet mediatik të komunikimit në Kosovë.
Të njohë studentin me zhvillimin e komunikimit, medias; Të aftësojë studentin të të dallojë dhe analizojë specifikat e fenomenit të kulturës dhe raportin e saj me recipientin. Të ushtrojë studentin të thellohet në kulturën me nocionet e saj themelore dhe mediet me natyrën e tyre specifike. Aftëson studentët në fushën e komunikologjisë dhe kulturologjisë, që në të ardhmen të kenë mundësinë si studiues të merren me fenomenin e medies në shoqërinë tonë bashkëkohore.
Ky kurs ka për qëllim prezantimin e koncepteve themelore dhe proceseve psikologjike të cilat ndikojnë dhe harmonizohen me procesin e komunikimit. Përmbajtja përfshin prezantim përmbledhës për konceptet bazë në psikologji, për proceset kognitive dhe ndikimin e tyre në komunikim, format e ndryshme të komunikimit dhe zhvillimin e tyre në varësi të karakteristikave të zhvillimit të individëve, për perceptimin social duke vendosur një theks të veçantë në cështjet e ndërmjetme si çështjet gjinore, individët me nevoja të veçanta, ndërkulturalizmi etj.
Lënda është e dizajnuar për të përmbushur këto objektiva :
– të zhvillojë vlerësimin për rolin e njohjes së psikologjisë në shkencat e komunikimit.
– të prezantojë konceptet themelore të psikologjisë në komunikim
– të analizojë format dhe barrierat në realizimin me sukses të komunikimit
– të tregojë zbatimin e këtyre koncepteve në situata specifike profesionale
– të krijojë dhe përforcojë përvoja duke përdorur të aplikojë një shumëllojshmëri perspektivash në analizën e komunikimit njerëzor
Qëllimi i kursit është pajisja e studentëve me teknikat dhe procesin e hulumtimit shkencor dhe zotërimi i aparaturës shkencore të nevojshme për t’iu qasur studimeve të mëtejme të avancuara në fushë të komunikimit masiv. Në fund të kursit, studentët
– zotërojnë metodat dhe metodologjitë themelore të punës shkencore;
– zotërojnë teknikat përkatëse të hartimit të punimit shkencor;
– zotërojnë teknikat e hulumtimit shkencor;
– zotërojnë aparaturën e përdorimit të sistemit përkatës preferencial;
– hartojnë dhe mbarështojnë punimin shkencor;
Qëllimi i lëndës “Media dhe Politika” është që t’i njohë studentët me raportet e politikës me median duke iu ofruar mbështetjen teorike shkencore, të cilën pastaj mund ta përdorin në hulumtimet e tyre shkencore. Për të arritur një qëllim të tillë studentëve do t’iu shpjegohen konceptet themelore që lidhen me politikën, median dhe raportet e ndërsjella, të cilat janë raporte mjaftë specifike dhe me interes për shoqërinë, shtetin, demokracinë dhe informimin e opinionit publik.
Qëllimi i këtij kursi është që të informojë studentët me konceptet bazë të marrëdhënieve me publikun; identifikojë dhe trajtojë kanalet e ndryshme të komunikimit ku vepron PR; strategjitë që përdoren, analizojë atributi që përzgjidhet për një mesazh; sintetizojë metodat e hulumtimit në PR Pas kryerjes së kursit, studenti do të jetë në gjendje të: njohë strategjitë e marrëdhënieve publike; të aftësohet për të përzgjedhur dhe fokusuar një tezë në hulumtimin e marrëdhënieve publike; identifikojnë kanalet e ndryshme të komunikimit ku mesazhi i PR është më efektiv për nga shtrirja; zbatojë strategji të PR dhe hartojë mesazhe efikase; analizojë dhe vlerësojë në mënyrë kritike mesazhet e tjera të PR.
Qëllimi i modulit Komunikim organizativ është të aftësoj studentët që të njohin në mënyrë sa më përmbajtjesore teoritë e komunikimit organizativ, strukturën, proceset dhe funksionet e komunikimit në një organizatë. Problemet, çështjet dhe teknikat e komunikimit organizativ do të trajtohen dhe analizohen përmes rasteve studimore, analizave, ushtrimeve e projekteve hulumtuese. Synohet të bëhen të qarta efektet e ndërveprimit ndërmjet punonjësve brenda organizatës të cilat kanë implikime në performancën organizative.
Kjo lëndë ka për qellim të zhvillojë një qasje njohëse dhe kritike të kuptimit të sistemeve parlamentare kudo nëpër botë. Trajton aspektin krahasues, duke përllogaritur të metat dhe përparësitë që ka në shtete të ndryshme, për të konkluduar tek funksionaliteti më rezultativ, për ta futur në veprim në sistemin tonë. Shpjegon demokracinë si nocion dhe funksion, domethënien dhe funksionalitetin në histori dhe aktualitet, modelet e demokracisë, subjektet themelore demokratike parlamentare, format e qeverisjes shtetërore etj. Përmbajtja e lëndës ofron njohuri solide për studentët e Shkencave Politike, Shkencave Juridike, Administratës Publike, Kriminalistikës, Komunikimit Masiv, Gazetarisë, Shkencave Sociale etj.
Marketingu medial është një koncept relativisht i ri në tregun vendor, që ka filluar të përdoret nga bizneset e ndryshme (biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha), për zhvillimin e një komuniteti të qëndrueshëm nëpërmjet mjeteve të ndryshme të medieve, që lejon klientët/konsumatorët e kënaqur të krijojnë perceptimin pozitiv ndaj atributeve përbërëse të një marke apo brendi të caktuar. Po ashtu kjo lëmi mundëson edhe një hap me tutje, duke mundësuar që klientët/konsumatorët të kenë mundësinë e të kuptuarit, se si i qasen bizneset, ndërmarrjet, zhvillimit të mjeteve të komunikimit duke shfrytëzuar marketingun medial. Në ketë lëmi të re shkencore, marketingu medial integrohet me objektivat dhe caqet afariste dhe të gjithë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që përcaktojnë zhvillimin dhe zbatimin efektiv të marketingut medial në kontekstin e veprimtarive të ndryshme në biznes. Në shumicën e rasteve, marketingu medial përfshin mekanizma të tilla si TV, gazetat, radiot, interneti dhe te gjitha mjetet e tjera të rëndësishme në marketingun medial.
Duke ditur faktin se jetojmë në shoqëri post moderne dhe që karakterizohet si kohë e globalizmit vlerësohet që është rezultat i zhvillimit të hovshëm teknologjik dhe kompjuterizimit. Së këtejmi duke jetuar nën ndikimin e medies në epokën e globalizmit ky kurs synon që të ngris dhe zgjeroj fushën e dijes si dhe ndikimin e medies në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm. Lënda përmban dëshmi nga e kaluara historike dhe kultura e tanishme për perceptimin dhe raportet që ndërtojnë mediet me opinionin qoftë vendor apo ndërkombëtar dhe reflektimi i ngjarjeve në arenën vendore e më gjerë. Këto janë vlera që prodhon medie dhe përcjellja e tyre tek gjeneratat e ardhshme.