Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB, ka organizuar Konferencën e tretë studentore “Sfidat Ekonomike Globale dhe ndikimi i tyre në treguesit makroekonomikë të Kosovës”, e cila u moderua nga studentët Venisa Peci Mehmeti dhe Genc Zeqiri.
Hapja e aktivitetit u bë nga prodekanja e Fakultetit Ekonomik, Qëndresa Kukaj, e cila falënderoi studentët për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në konferencë. Ajo shprehu mirënjohje të veçantë edhe për mentoren e konferencës, Besime Ziberi, për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në organizimin dhe realizimin e këtij aktiviteti.
Gjatë konferencës, studentët patën mundësinë të prezantojnë tema dhe punime të ndryshme që ndërlidhen me sfidat ekonomike globale, ndikimin e tyre në ekonominë e Kosovës, si dhe zhvillimet aktuale në treguesit makroekonomikë.
Konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme akademike për shkëmbimin e ideve, zhvillimin e
mendimit kritik dhe ngritjen profesionale të studentëve, duke inkurajuar diskutime konstruktive dhe
analiza mbi sfidat ekonomike me të cilat përballet vendi dhe tregu global.



