Ligjëruesi dhe hulumtuesi shkencor, prof. Abit Hoxha nga Universiteti i Agderit në Norvegji, mbajti ligjëratë për studentët e Fakultetit të Administratës Publike me temën “Roli i medias në negociata dhe diplomaci”.
Para studentëve dhe stafit akademik potencoi çështje që shtrihen prej regjionit nën-Sahara (Burundi dhe Republika Demoratike e Kongos), Lindjes së Mesme (Izrael, Palestinë dhe Siri) si dhe Ballkanin (Kosovë e Maqedoni Veriore).
Theks të veçantë në diskutim morën marrveshje të njohura si: Negociatat Geneva II – Siri përmes së cilës u punua të arrihet një stabilizim i vendit Sirian mirëpo nuk mori jetë si proces në rrugën e duhur. Marrëveshjet Arusha/RDC, Uganda dhe Ruanda (2006-2009) e nënshkruar nga 11 vende të Afrikës Qendrore dhe Lindore me zotimin që të mos pushtojnë fqinjët dhe roli i medias e cila raportoj me vështirësi të mëdha sepse nuk kishte çasje. Poashtu u diskutuan edhe marrëveshjet e Brukselit për çështjen e zgjidhjes së konfliktit Kosovë-Serbi.
Në fund të ligjëratës Prof. Abit Hoxha u përgjigj në pyetjet e shumta të studentëve.