Fakulteti i Arkitekturës i Kolegjit AAB, pjesë e workshpit 7 ditorë të organizuar nga Universiteti Teknik i Vjenës

25 Mars 2015
Prishtinë, 25 mars 2015- Nga 26 marsi – 02 prill 2015, Fakulteti i Arkitekturës i Kolegjit AAB do të jetë pjesë e projektit – workshop lëvizës shtatë ditorë,  i organizuar nga Universiteti Teknik i Vjenës.
 
AAB do të përfaqësohet në këtë projekt me studentë dhe mësimdhënës të këtij fakulteti, si: prof. Bujar Demjaha dhe prof. Dukagjin Hasimja, dhe  studentët Yllka Qarri, Rinor Koca, Rina Kastrati,  Feriz Kadriu dhe Blerina Hashani.
 

Punimet e kësaj punëtorie mobile  do të zhvillohen në  Prishtinë, Tetovë, Tiranë dhe në Vjenë.

 
Në ditën e dytë të punëtorisë, më 27 mars 2015, aktivitetet do të zhvillohen në ambientet e Kolegjit AAB, objekti 1, amfiteatri 1.

Share: