Fakulteti i Arteve i Kolegjit AAB ndau bursa për maturantët e Shkollës së Mesme të Arteve “Odhise Paskali”

23 Maj 2016

Ne kuadër të bashkëpunimit mes Kolegjit AAB dhe Shkollës së Mesme të Arteve “Odhise Paskali” në Pejë, dekani i Fakultetit të Arteve të AAB- së, prof Shyqri Nimani, mori pjesë në hapjen e ekspozitës vjetore të maturantëve të kësaj shkolle dhe ndau pesë bursa për maturantët në këto profile: Pikturë, Dizajn Grafik, Dizajn Enterieri, Dizajn Tekstili dhe Grafik.

Me këtë rast, dy udhëheqësit e institucioneve në fjalë, përtërinë marrëveshjen për bashkëpunim reciprok.

Share: