Fakulteti i Arteve shënon Ditën Ndërkombëtare të Jazz-it

29 Prill 2021

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it, të premten më 30 prill 2021, studentët e Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh, të cilat do të transmetohen live në faqen tonë zyrtare.

Me këtë rast, do të hapet Ekspozita tematike e studentëve të drejtimit të Dizajnit Grafik dhe Multimedias, ndërsa do të ketë një performancë live të studentëve të Muzikologjisë Gent Malazogu dhe Arta Elezi.

Nga SHBA, artisti i njohur kosova i jazz-it, Faton Macula, sjell një video mesazh dhe një interpretim ekskluziv për studentët e AAB-së.

Na ndiqni live, nesër më 30 prill 2021, nga ora 12:00.

Ndiq ne facebook: Kolegjin AAB

Share: