Fakulteti i Gjuhës Angleze mban recitalin vjetor për Ditën Botërore të Gjuhës Angleze

24 Prill 2023
The Faculty of English holds the annual recital for World English Language Day

Është mbajtur recitali i pestë nga Fakulteti i Gjuhës Angleze me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Angleze, ku studentët e talentuar nga ky fakultet shfaqën anën e tyre krijuese, ndërsa zv/rektori Shemsedin Vehapi përgëzoi ata duke shtuar se Kolegji AAB mbështet çdoherë aktivitetet studentore. Protagonistët në këtë manifestim me poezi dhe këngë ishin studentët e talentuar të këtij fakulteti: Bege Gashi, Emir Aliu, Altin Mulaj, Albesa Sopaj, Andrina Ademaj, Leon Ramadani, Lavdim Nika dhe Rea Loci.

Dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze, Aida Alla, falënderoi studentët të cilët përcollën emocione, teksa theksoi se stafi akademik janë krenarë me ta. Çmimi i performuesit më të mirë, që mban emrin e ish studentes Adonita Kadriaj, iu dha Bege Gashit, kurse çmimi për poezinë më të mirë iu dha studentit Emir Aliu.

Share: