Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, zhvillon testet e aftësive fizike me përfaqësuesen e karatesë të Kosovës

16 Shtator 2022

Në vazhdën e bashkëpunimeve të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, është mbajtur testimi i aftësive fizike të përfaqësuesve nga Kosova në karate për dy kategoritë. Ky testim u mbajt në Kolegjin AAB, ndërsa u administrua nga stafi akademik i përbërë nga dekan i kwtij fakulteti Fatmir Pireva, prof. prodekan Zenel Metaj, trajneri i karatesë prof.Shkëlzen Shala, selektori Ylber Syla, dhe dy trajnerët Agron Tosuni e Shkëlzen Berisha. Kryetari i Federatës së Karatesë në Kosovë, Avni Gashi, falwnderojw Kolegjin AAB, dhe profesorët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, për mundësinë e dhënë dhe qasjen profesionale që u ofrua gjatë testimit.

Këto testime dhe tjerat në të ardhmen me grupmosha të ndryshme, bëhet me qëllim që garuesit të kenë rezultate sa më të mira, dhe të bëjnë përfaqësim dinjitoz.

Share: